Kështu duket në praktikë
Faqja e klientit - rezervon vetë
Paneli juaj - kalendari i ditës
Çdo gjë që ju duhet, në një vend
Kur klienti rezervon, ju merrni email menjëherë - pa klikuar askund. Çdo mesazh (konfirmim, kujtesë, anulim) gjurmohet në një "Qendër Njoftimesh" të vetme, me histori të plotë.
Kur një orar është plot, klienti hyn në listë - nëse dikush anulon, njoftohet automatikisht i pari.
Ju dhe klientët e shtoni si ikonë në ekranin kryesor - hapet si app, pa shirit browseri.
Krijoni rezervime periodike (çdo javë/muaj) me një klikim të vetëm.
Printojeni te banaku - klientët e rinj skanojnë dhe rezervojnë vetë, pa asnjë aplikacion shtesë.
Të ardhurat, shërbimet më të kërkuara, klientët besnikë - të gjitha të përditësuara vetë.
🕐 Si funksionon lista e pritjes
Orari i preferuar është zënë? Klienti s'humbet fare - hyn në listë me një klikim, dhe rikthehet automatikisht sapo lirohet vend, pa ju telefonuar dhe pa ju kërkuar t'i mbani mend.
Në vend që të largohet, shtyp "Shtomë në listë pritjeje" për atë ditë e shërbim.
Sistemi e di menjëherë kush është i pari në radhë për atë orar - pa e llogaritur ju vetë.
I pari në listë merr WhatsApp/email me link për ta zënë vendin - para se ta marrë dikush tjetër.
Të gjitha funksionet
Klienti rezervon vetë, në çdo orë të ditës apo natës - pa telefonata, pa pritje në linjë.
Klienti zgjedh disa shërbime njëherësh (p.sh. qethje + rruarje + dyll) në një rezervim të vetëm.
Konfirmim i menjëhershëm, kujtesë 24 orë përpara, dhe njoftim anulimi - automatikisht, pa klikuar askund.
Ju merrni njoftim direkt në celular/kompjuter për çdo rezervim të ri, edhe pa hapur faqen.
Orari plot? Klienti hyn në listë dhe njoftohet vetiu sapo lirohet vend - shih shpjegimin lart.
Pas çdo vizite, klienti lë yje dhe koment - të dukshme te faqja juaj publike, ndërtojnë besim.
Shihni, krijoni dhe anuloni rezervime nga një panel i vetëm, i thjeshtë, në shqip.
Çdo punonjës hyn me llogarinë e vet dhe sheh vetëm kalendarin e tij - jo krejt sallonin.
Krijoni rezervime periodike (çdo javë ose muaj) për klientët besnikë, me një klikim të vetëm.
Printojeni te banaku - klientët e rinj skanojnë dhe rezervojnë vetë, pa asnjë aplikacion shtesë.
Ju dhe klientët e shtoni si ikonë në ekranin kryesor - hapet si app i vërtetë, pa shirit browseri.
Të ardhurat, shërbimet më të kërkuara, orët/ditët me pak trafik, klientët besnikë, "nuk erdhi".
Faqja juaj publike dhe paneli flasin gjuhën e klientit tuaj, automatikisht.
Të dhënat e rezervimeve dhe klientëve, gati për t'i shkarkuar kurdo që t'ju duhen.
Si funksionon
Na tregoni pak për biznesin tuaj - dy minuta, asgjë teknike.
Ju krijojmë llogarinë, shërbimet dhe oraret, gati për t'u përdorur.
Klientët rezervojnë direkt - vetë, në çdo orë, pa ju telefonuar.
Çmimi
Falas 2 muajt e parë, pastaj vetëm 2,000 Lek/muaj. Anuloni kurdo, pa detyrim.
- Rezervime pa limit
- Njoftime WhatsApp, email & push automatike
- Listë pritjeje, vlerësime, kod QR, aplikacion celulari
- Llogari stafi, kalendar, statistika, panel admin